Në ndeshjet e drekës spikat fitorja e Bylisit në shtëpi kundër Besës.
Flamurtari nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në Vlorë ndaj Lushnjë, duke zhgënjyer tifozët kuqezi. Nuk ndryshon pozicioni për Flamurtarin.
Ndërsa Kastrioti përmbysi 3-1 Vorën në fushën e kësaj të fundit. Fitore në transfertë mori edhe Luzi, teksa mposhti 2-1 Tomorin në Berat.

Elbasani ka fituar sot një ndeshje shumë të rëndësishme në javën e 25-të të Kategorisë së Parë. Skuadra verdheblu ka mundur me shifrat 3-0 Burrelin në shtëpi për të kapërcyer përsëri Bylisin që i kishte marrë kreun e renditjes.
Një gol i Leo Melos i dha avantazhin vendasve në “Elbasan Arena” në pjesën e parë, ndërsa shifrat më pas u thelluan në fraksionin e dytë të lojës ku më pas Lleshi e në fund Bobi, ia dolën që të çonin rezultatin në 3-0.
Me këtë fitore, Elbasani ngjitet përsëri në vendin e parë në renditje me një pikë më shumë se Bylis dhe vazhdon të marshojë drejt kthimit në Superiore.

Ja rezultatet e plota:

ELBASANI-BURRELI 3-0
34′ Melo, 73′ Lleshi, 80′ Bobi

BYLIS 2-0 BESA
11′ Ruçi, 38′ Trumci

FLAMURTARI 0-0 LUSHNJA

VORA 1-3 KASTRIOTI
47′ Ntephe / 60′ Neziri, 66′ Musaj, 77′ Hoxha

TOMORI 1-2 LUZI
78′ Caco / 58′ Treni, 72′ Itodo

Renditja: