Ndeshjet e djeshme në Kategorinë e Parë kanë qenë shumë të rëndësishme teksa afron finishi i fazës së rregullt të këtij sezoni.

Skënderbeu dhe Dinamo, dy skuadrat që mbajnë vendet e para në renditje, kanë bërë detyrën duke fituar në shtëpi dhe duke u shkëputur më tej në renditje ndaj Flamurtarit i cili ishte ndjekësi më i afërt.

Vlonjatët janë ndalur përballë Burrelit duke shënuar një tjetër ndeshje pa fitore dhe duke treguar se po kalojnë një krizë rezultatesh e cila bën gjithnjë e më të largët kalimin direkt në Superiore.

Ndërkohë, Luzi dhe Turbina kanë marrë fitore të rënda për klasifikimin. Luzi mori fitoren e tretë radhazi duke mundur Besëlidhjen dhe e sheh veten gjithnjë e më larg zonës së ftohtë. Ndërsa Turbina tronditi në shtëpi Orikun, duke u larguar nga pjesa e tabelës që të dënon me rënien direkt në Kategorinë e Dytë.

REZULTATET:

SKËNDERBEU 2-0 KORABI
3′ (p), 48′ Temitope

DINAMO 1-0 BESA
35′ Bardhi

BURRELI 0-0 FLAMURTARI

TOMORI 0-0 APOLONIA

BESËLIDHJA 0-1 LUZI 2008
74′ Hima

ORIKU 0-1 TURBINA
52′ Ahanonu

TËRBUNI 0–3 LUSHNJA (Në tavolinë)

Renditja: