Kategoria e Parë ka luajtur 6 ndeshjet e sotme të javës së 19-të, me surprizat që nuk munguan.

Flamurtari pësoi një humbje në transfertë ndaj Tërbunit, duke lëshuar kështu vendin e parë të renditjes, me skuadrën e Ramadan Ndreut që tashmë beson te mbijetesa.

Nga ana tjetër, vendin e parë e merr Skënderbeu, i cili mundi në shtëpi Tomorin me rezultatin 1-0.

Një fitore të madhe e arriti dhe Lushnja, e cila mundi Korabin në shtëpi me rezultatin 3-2.

Besa nuk fali Turbinën duke e mundur me rezultatin e thellë 5-1, ndërsa Burreli fitoi minimalisht në shtëpi përballë Luzit.

Një fitore minimale arriti dhe Oriku, e cila mundi në duelin e mbijetesës Besëlidhjen.

REZULTATET:

TËRBUNI – FLAMURTARI 1-0
Saliaj 71′

SKËNDERBEU – TOMORI 1-0
Temitop 16′

LUSHNJA – KORABI 3-2
Camko 37′, 57′ Pepa 58′ / Keko 41, Beshiraj 53′

BESA – TURBINA 5-1
Perja 6′, 26′, Hoxha 22′, 63′, Onuh 31′ / Dezhgiu 85′

BURRELI – LUZI 1-0
Mateus 61′

ORIKU – BESËLIDHJA 1-0
Tierno 90+1′