Flamurtari duket se ka harruar startin e dobët të sezonit dhe ka marrë një tjetër fitore në kampionat, kësaj radhe duke i dhënë një leksion Dinamos brenda në “Selman Stërmasi”.

Në sfidën e fundit të javës së shtatë të Kategorisë së Parë, vlonjatët i shënuan plot pesë herë “Nëndetëses”.

Me këtë fitore Flamurtari barazon Dinamon në krye të renditjes, por vlonjatët përfitojnë nga golavarazhi për të qenë e para.

DINAMO – FLAMURTARI 1-5:
Denison (p) 40′ / Pjeshka 26′, Xhonatan 30′, 45+1′, Iakoveli 90+2′, 90+5′