Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e vlefshme për javën e 6-të në Kategorinë e Parë.
“Derbi” Flamurtari-Apolonia u mbyll në barazimin pa gola.
Dueli mes Korabit dhe Elbasanit përfundoi me fitoren 2-1 të vendasve. Golat u shënuan nga Mziu dhe Paplekaj, ndërsa Qyrani shënoi një autogol.
Vora triumfoi në “frymën” e fundit ndaj Luzit, falë një goli të Qardakut. Nga ana tjetër, Burreli fitoi me goleadë ndaj Besës.

REZULTATET

FLAMURTARI 0-0 APOLONIA

KORABI 2-1 AF ELBASANI
30′ Mziu, 45’+2′ Paplekaj/ 57′ Qyrani

LUZI 0-1 VORA
90’+4′ Qardaku

BURRELI 4-1 BESA
26′ Stana, 43′, 50′ Ferruku, 89′ Bubeqi/ 90′ Shehu