U luajtën mesditën e sotme, dy sfidat e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë së Parë, teksa të dyja skuadrat vendase arritën të arkivonin 3 pikë të arta. Apolonia e Dovedan përmbysi me rezultatin 2-1 Burrelin në një sfidë tepër emocionuese, teksa të 3 golat u shënuan në pjesën e dytë.

Ndërkohë në duelin tjetër, atë mes Luzit 2008 dhe Lushnjës, vendasit arritën të fitonin me lehtësi, në një duel të dominuar totalisht nga Luzi, teksa miqtë ishin thuajse inekzistentë duke krijuar shumë pak raste të rrezikshme në portën respektive.

Me këto triumfe të regjistruar ditën e sotme, Apolonia dhe Luzi u ngjitën përkohësisht në vendin e 5-të dhe të 7-të me 31 dhe 29 pikë.

REZULTATET:

APOLONIA – BURRELI 2-1:
Eneh 79′, Gjata 90′ / Koleci 77′

LUZI 2008 – LUSHNJA 2-0
Treni 8′ , Gjinaj 49′