Kategoria e Parë ka luajtur ndeshjet e para të javës së 17-të, ku 10 skuadra zbritën në fushë.
Skënderbeu arriti një fitore 2-1 në fund përballë Luzit në shtëpi, duke u ngjitur përkohësisht në krye të renditjes.
Surprizën e bëri Turbina, e cila mundi në shtëpi Korabin, me këtë të fundit që shihej si pretendent për një nga dy vendet e para.
Oriku mori një fitore të rëndësishme 2-1 përballë Burrelit, ndërsa takimet Lushnja-Apolonia dhe Tërbuni-Besëlidhja u mbyllën në barazim.
REZULTATET:
SKËNDERBEU 2–1 LUZI 2008
Randi 51′, Frashëri 88′ / Cahani 71′
TURBINA 1–0 KORABI
Ahanonu 50′
ORIKU 2–1 BURRELI
Karvalho 7′, Mateus 67′ / Koleci 18′
LUSHNJA 1–1 APOLONIA
Basha 21′ / Gjata 68′
TËRBUNI 0–0 BESËLIDHJA