Bylisi ka marrë tre pikë me shumë peshë në ndeshjen direkte për mbijetesën ndaj Kastriotit, në duelin e prapambetur mes dy skuadrave. Sfida ishte shtyrë për shkak të kërcënimeve me jetën të gjyqtarit Juxhin Xhaja, por në zhvillimin e duelit në Elbasan dhe jo në Kamëz, kanë qenë ballshiotët ata që kanë dalë të buzëqeshur nga fusha e lojës.

Ndeshja është ndikuar që në minutat e parë të saj nga një ndërhyrje e VAR-it, për një goditje të Kodrës i cili u ndëshkua me karton të kuq duke lënë ekipin e tij në inferioritet numerik thuajse për të gjithë ndeshjen.

Kjo ia bëri punën më të thjeshtë Bylisit i cili shënoi golin e parë me anë të Kaçorrit e më pas, falë një tjetër ndërhyrje të VAR-it, siguroi penalltinë e Zhoelison që çoi shifrat në 0-2. Kastrioti u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, por e kishte të vështirë të mposhte Teqjen, duke shpërdoruar para katërkëndorit të ballshiotëve të cilët nga ana e tyre humbën shumë raste të mira për të mbyllur sfidën.

Megjithatë, edhe shifrat 2-0 i mjaftuan për të festuar në një duel që i afron përsëri me grupin e skuadrave që kanë përpara në renditje dhe shton shanset e tyre për mbijetesën.

KASTRIOTI – BYLIS 0-2:
17′ Kaçorri, 37′ Zhoalison

Kartonë të verdhë: 36′ Onanunga, 50′ Rami / 20′ Lajthia, 62′ Ruçi, 75′ Danladi, 84′ Adili, 87′ Qardaku
Karton i kuq: 7′ Kodra

KASTRIOTI: Sali, Kodra, A. Selmani, Stojanoviç, Rami, Onanuga, Karakaçi, Hasani, Arapi, Greca, Ajazi.
Trajner: Emiljano Çela

BYLISI: Teqja, Trumçi, Adili, Damçevski, Zguro, Macolli, Kacorri, Lajthia, Ruçi, Perreira, Zhoalison,
Trajner: Naxhi Shensoi

Arbitër: Andi Koci
Asistentë: Ilir Tartaraj, Fatmir Lama
I katërt: Klodian Shahini
VAR:
Olsid Ferataj / Orgest Grabova