Dinamo dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në duelin e tyre në “Elbasan Arena”, në një sfidë ku episodet sollën barazimin 1-1 që u mbyll në fakt me polemika.

Dy skuadrat në fushë dhuruan pak gjëra për t’u kujtuar në pjesën e parë, teksa rrallëherë tentuan portën kundërshtare. Pjesa e dytë nisi me një penallti të fituar nga Gruda e të transfermuar saktësisht nga Balaj i cili më pas shpërdori mundësinë e golit të dytë,

Dinamo gjeti barazimin në minutat e fundit me anë të Bardhit, teksa më pas kërkoi edhe një penallti me Zabërgjën, por përkundrazi ky i fundit u ndëshkua me të verdhë për simulim, duke marrë kështu të kuqin. Një vendim i gjyqtarit Koçi pa rishikuar pamjet në VAR, që tensionoi dinamovitët deri në vërshëllimën përfundimtare.

DINAMO – VLLAZNIA 1-1
84′ Bardhi / 51′ (p) Balaj

Kukësi ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme përballë Erzenit, duke lëvizur nga vendi i fundit në klasifikim dhe hedhur një hap të rëndësishëm në luftën për mbijetesë ku është përfshirë aktualisht.

Verilindorët kanë mundur me shifrat 3-1 Erzenin në një sfidë e cila ka prodhuar mjaft emocione, por sidomos në pjesën e dytë.

Vendasit ishin larg pritshmërisë në të parën dhe Erzeni krijoi raste e shënoi golin e avantazhit me anë të Maliqit. Por në të dytë, ku loja u bë më e hapur me raste në të dy portat, ishte La Torre ai i cili bëri diferencën, me dy gola që sollën përmbysjen dhe i dhanë Kukësit fitoren e dytë të këtij kampionati.

KUKËSI – ERZENI 2-1:
67′, 86′ La Torre / Maliqi 30′