Dinamo ka mposhtur në transfertë Laçin me rezultatin 1-0, në sfidën e javës së gjashtë të Superiores.

Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Zabërgja në minutën e 12′. Në minutën e 63′ Dinamo ngeli me 10 lojtarë në fushë pasi Behiratçe u ndëshkua me karton e dytë të verdhë duke u larguar me të kuq.

Pavarësisht tentativave të Laçit për të barazuar ata nuk arritën tja dalin të fitojnë në shtëpi. Kështu blutë e Di Biaxhos marrin fitoren e dytë për këtë edicion në Superiore.

LAÇI 0-1 DINAMO.  
12′ Zabërgja