Dinamo ka mposhtur Skënderbeun në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Kategorisë Superiore.

Kaçorri dhe Vila i dhurojnë 3 pikët Dinamos ndaj Skënderbeut, Mehmeti merr fitoren e parë pas rikthimit në pankinën e bluve

DINAMO – SKËNDERBEU 2-1:
8′ Kaçorri, 28′ Vila / 18′ Nikaj

Egnatia u është kthyer sot përsëri fitoreve, teksa ka mundur me shifrat 2-1 Kukësin në Rrogozhinë. Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova ka vuajtur jo pak për tre pikët përballë verilindorëve të cilët janë transformuar plotësisht nën drejtimin e Stavri Nicës.

Edhe pse vendasit diktuan ritmin në pjesën e parë, ishte Kukësi që kaloi i pari në avantazh me La Torre e më pas u përpoq të administronte këtë avantazh. Megjithatë, ata u barazuan në fundin e pjesës së parë nga penalltia e kontestuar e Fernandos që i dha më shumë forca Egnatias për të kërkuar përmbysjen në pjesën e dytë.

Ajo do të vinte me një supergol të Spahiut i cili nga distanca mposhti Tafas dhe ia bëri shumë më të vështirë punën Kukësit. Skuadrat dhuruan një ndeshje të hapur deri në fundin e sfidës por rrjetat nuk u tundën më e kësisoj, Egnatia iu gëzua një tjetër fitoreje që e mban në vendin e parë në renditje.

EGNATIA – KUKËSI 2-1:
Fernando (pen) 35′, Spahiou 56′ / La Torre 26′