Dinamo dhe Partizani kanë mbyllur me një barazim pa gola ndeshjen e tyre në “Elbasan Arena”, duke konfirmuar se nuk po kalojnë një moment shumë të mirë.

Në një stadium thuajse të boshatisur, me derbin e kryeqytetit të zhvendosur në Elbasan, skuadrat në fushë dhuruan pak emocione. Raste ishin me pikatore dhe momenti më emocionues i sfidës ishte ai në minutat e fundit kur Jorgji dha të kuq për Muratajn dhe penallti, me vendimin e dytë që u kthye nga VAR-i.

Shumë pak për një derbi dhe për dy skuadra që kanë nisur sezonin me pretendime të mëdha, e tashmë e shohin veten jashtëzakonisht larg tyre.

DINAMO-PARTIZANI 0-0:

DINAMO: Harizaj; Bardhi; Sidibe; Imami; Prodani; Lilaj; Siljanovski; Haxhiu; Ibraimi, Denison; Rexhinaldo. Tr: Bledar Devolli

PARTIZANI: Hoxha; Marku; Bitri; Belica; Hadroj; Rrapaj; Kallaku; Mala; Cara; Skuka; Zhunior. Tr: Dritan Mehmeti