Egnatia ka përfituar nga hapi i gabuar i Partizanit sot për t’u shkëputur edhe më shumë nga të kuqtë në renditje, pasi ka çuar në 5 pikë diferencën ndaj tyre falë fitores 2-1 ndaj Dinamos.

Rrogozhinasit kanë dominuar sfidën e sotme, duke krijuar më shumë volum loje e raste. Goli i Zejnullait i dha qetësinë për pjesën më të madhe të ndeshjes, por ata më pas u goditën nga blutë me anë të Zabërgjës. Megjithatë, në fund Tetova gjeti zëvendësimin e duhur me Mëllugjën i cili krijoi mundësinë e artë për Isgandarli i cili nuk gaboi, duke shënuar një gol me vlerë tre pikësh që e mban Egnatian të shkëputur në kryesim.

DINAMO – EGNATIA 1-2
67′ Zabërgja / 16′ Zejnullai, 80′ Isgandarli

Kukësi dhe Partizani kanë ndarë pikët në një barazim 1-1, në sfidën e parë të javës së 17-të.

Kukësi dhe Partizani kanë ndarë pikët në një barazim 1-1, në sfidën e parë të javës së 17-të.

Një sfidë që u ndez vetëm në minutat e fundit, me Beshirajn që kaloi në avantazh vendasit në minutën e 79’, ndërsa Mensah vendosi baraspeshën sërish vetëm një minutë më vonë.

Polemikat shpërthyen në minutat shtesë, me Shahinajn që akordoi një penallti për demat në minutën e 98’, gjë që solli dhe irritimin e tifozëve, të cilët hynë në fushë për protesta. Gjithsesi 11-metërshi u godit në minutën e 101’ nga Murataj, por me topin që u përplas në traversë.

Kështu Partizani merr barazimin e gjashtë radhazi në kampionat, duke vazhduar kështu në vendin e dytë me 32 pikë, ndërsa Kukësi ngjitet momentalisht në vendin e 7-ë me 18 pikë.

KUKËSI – PARTIZANI 1-1
Beshiraj 79′ / Mensah 80′