Është mbyllur në barazim pa gola, sfida mes Skënderbeut dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore. Një përballje ku nuk mungoi tensioni dhe rastet e shumta të shpërdoruara.
Në fragmentin e dytë të lojës, korçareve duket se iu mbaruan bateritë, teksa nuk arritën të shfrytëzonin superioritetin numerik, pas ndëshkimit të Adilit me karton të kuq.

Për të dyja skuadrat ky është barazimi i tretë radhazi në 4 ndeshje të zhvilluara në kampionat. Shkodranët momentalisht pozicionohen në vendin e dytë me 6 pikë, po aq sa Dinamo, ndërsa Skëndërbeu në vendin e tetë me 3 pikë.

SKËNDERBEU-VLLAZNIA 0-0

SKËNDERBEU: Rexhepi, Bajrami, Sadriu, Vitija, Zguro, Meksi, Vangjeli, Mara, Zhan Viktor, E.Berisha, Mensah, Trajner: Migen Memelli
VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Dianje, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Heriç, Latifi, Kruja, Aralica, Trajner: Tomas Brdariç

Gjyqtar: Enea Jorgji
Asistent: Endrit Vesli, Uran Korra
Gjyqtar i katërt: Klodjan Prenga
VAR: Juxhin Xhaja AVAR: Ani Kociaj

Prishet “makthi” i barazimeve! Egnatia merr fitoren e parë sezonale. Rrogozhinasit e Gugash Maganit, mposhtën me rezultatin 2-1 Kastriotin në një sfidë që i pati të gjitha, golat, kartonët, emocionet dhe spektaklin. Braziliani Pedro Augusto ishte heroi i vendasve që realizoi dopietë në këtë duel.

Vendasit kaluan të parët në avantazh, me anë të Pedro Augustos, që ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Çyrbja në minutën e 25-të, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Kodra u ndëshkua me karton të kuq dhe la krutanët me një lojtar më pak.

Një gafë e portierit Bruno Puja, bëri që Ajazi të rikthejë baraspeshën dhe në momentin më të mirë të rrogozhinasve, u ndëshkua me karton të kuq edhe Bruno Telushi, duke barazuar forcat në fushën e lojës.

Kur dukej se gjithçka po shkonte drejt një tjetër barazimi 1-1, ishte sërish sulmuesi Pedro Augusto që përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe dërgoi topin për herë tëdytënë rrjetën e krutanëve, duke vulosur kështu triumfin e Egnatias.

EGNATIA-KASTRIOTI 2-1
Pedro Augusto 24′ (p), 90+2′ / Ajazi 59′

EGNATIA: Puja, Ymeralilaj, Kacbufi, Krasniqi, Allmuça, Agbekpornu, Iseni, Telushi, Imeri, Çyrbja, Pedro Augusto. Trajner: Gugash Magani.

KASTRIOTI: Sali, Reçi, Dida, Rami, Grgiç, Prodani, Karakaçi, Mëllugja, Basha, Çela, Mudrazija. Trajner: Ramadan Ndreu

GJYQTARË: I.Myrtja (Shkodër), N.Bregasi (Tiranë), M.Bega (Shkodër)

VAR: Kreshnik Bajramaj (Tiranë), AVAR: Denis Rexha (Tiranë)