Egnatia merr një tjetër fitore të rëndësishme, duke mundur me rezultatin 4-1 Kastriotin brenda në Rrogozhinë, në sfidën e javës së 24-të të Superiores.
Goli i rrogozhinasve erdhi shumë shpejtë, me Duamenën që gjeti rrjetën në minutën e 11’.
Në minutën e 28’ Greca rivendosi baraspeshën pas një kaosi në zonën vendasve, por që nuk do të zgjaste shumë, sepse pas vetëm 4 minutash ishte sërish Duamena që kaloi për të dytën herë në avantazh skuadrën e Edlir Tetovës.
Krutanët provuan shumë në fundin e pjesës së parë, por në pjesën e dytë ishin sërish rrogozhinasit që shënuan, kësaj radhe me Kasën në minutën e 62’.
Gjërat u vështirësuan për vendasit pas daljes me karton të kuq të Kacbufit në minutën e 70’, por vetëm katër minuta më vonë Santiago Selmani shpërdoroi një 11-metërsh.
Në minutën e 91’ ishte Xhekson që hipotekoi fitoren duke çuar shifrat në 4-1.
Kështu Egnatia ngjitet momentalisht në vendin e dytë me 37 pikë, tre pikë mbrapa Tiranës kryesuese, ndërsa Kastrioti vazhdon në fundin e tabelës me 23 pikë.
EGNATIA – KASTRIOTI 4-1:
Duamena 11′, 32′, Kasa 62′, Xhekson 90+1′ / Greca 28′
Bylisi dhe Erzeni ndanë pikët në stadiumin “Adush Muçaj”, në sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore.
Sfida u zhbllokua në minutën e 62’ me Eskerdinjën i cili kaloi ballshiotët në avantazh. Më pas në të 86’ Kahrimanoviç vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë.
Në fund situata u tensionua mes futbollistëve teksa hynë në fushë stafi dhe tifozë.
BYLIS – ERZENI 1-1:
62′ Eskerdinja/ 86′ Kahrimanoviç (P)