Egnatia ka arritur një fitore fantastike me rezultatin 3-0 përballë Partizanit brenda në Rrogozhinë, në javën e 10-të të Superiores.

Penalltia e Fernandos dhe dy golat e Zejnullait ishin ata që vulosën fatet e këtij takimi, me rrogozhinasit që marrin fitoren e dytë radhazi me Shpëtim Duron në krye.

Kështu Egnatia ngjitet në vendin e katërt me 15 pikë, teksa Partizani vazhdon të kryesojë me 19 pikë.

EGNATIA – PARTIZANI 3-0:
Fernando (P) 45+4′, Zejnullai 45+6′, 70′

Tirana ka marrë një fitore bindëse 4-1 ndaj Kukësit, duke u kthyer përsëri kërcënuese për kreun e renditjes të Superiores.

Bardheblutë kanë triumfuar falë një pjese të dytë ku dominuan plotësisht verilindorët, me të cilët kishin mbyllur në barazim pjesën e parë falë golave të Hasanit e Bashës në fraksionin e parë të lojës.

Behiratçe e pastaj me Radhë Patrik e Limaj gjetën rrjetën në pjesën e dytë duke përfituar edhe nga epërsia numerike pasi Ndreca u ndëshkua me karton të kuq duke lënë me 10 lojtarë Kukësin që regjistroi sot humbjen e dytë radhazi duke frenuar disi në atë ecuri të mirë që kishte bërë në javët e kaluara.

TIRANA – KUKËSI 4-1:
Hasani 43′, Behiratçe 72′, Patrik 81′ , Limaj (p) 87′ / E. Basha 45+2’