Egnatia ka lënë pas startin e ngadaltë të kampionatit dhe ka konfirmuar pretendimet që ka në këtë edicion, duke mundur dhe dominuar plotësisht Vllazninë.

Rrogozhinasit kanë fituar me shifrat 3-0 ndaj shkodranëve të cilët lanë për të dëshiruar me paraqitjen e tyre në fushën e lojës dhe nuk arritën në thuajse asnjë moment të shfaqeshin rrezikshëm para portës së Sherrit.

Fitorja çon Egnatian përkohësisht në vendin e dytë në renditje, me po aq pikë sa Vllaznia dhe e përfshin atë në grupin e skuadrave të cilat tani pretendojnë për një vend në Europë.

EGNATIA – VLLAZNIA 3-0:
22′ Delarzh, 24′ Musta, 57′ Camaj

Sfida e luajtur në Kamëz midis Kastriotit dhe Tiranës nuk solli asnjë fitues, me të dyja skuadrat që u ndanë me nga një pikë.

Një ndeshje e cila nuk pati shumë raste, me të dyja ekipet që u zgjuan vetëm në 20 minutat e pjesës së dytë, ku të dyja provuan të gjenin rrjetën, por pa ia dalë mbanë.

Kështu Tirana shkon në dy ndeshje radhazi pa fituar dhe ka grumbulluar vetëm 5 pikë në katër javët e para të kampionatit, po aq sa dhe Kastrioti.

KASTRIOTI – TIRANA 0-0