Partizani ka vazhduar ecurinë perfektë në startin e këtij sezoni, teksa ka mposhtur edhe Bylisin me rezultatin 1-0, për të vazhduar i qetë kryesimin e Superiores.

Në një duel shumë të ekuilibruar, diferencën e bëri një kombinim në një goditje dënimi, ku i zakonshmi Skuka finalizoi gjithçka me saktësi për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij e cila më pas mbrojti me shumë rregull deri në fund për të siguruar tre pikët e radhës.

BYLIS – PARTIZANI 0-1:
29′ Skuka

Egnatia ka arritur fitoren e parë në Superiore për këtë sezon duke mposhtur në transfertë Laçin me rezultatin 0-1.

Sfida nisi e balancuar për të dyja skuadrat, ku nuk munguan rastet nga të dy kampet në pjesën e parë.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm për rrogozhinasit, që gjetën golin me Delarzh që në sekondat e para të fraksionit të dytë të lojës. Gjithashtu Delarzh gjeti dhe golin e dytë, por VAR-i e anulojë për gol të parregullt.

Laçi u mundua të reagonte, por nuk ja doli të gjente rrjetën.

Kështu Egnatia merr tre pikët e para të këtij sezoni, ndërsa skuadra kurbinase vazhdon të qëndrojë me tre pikë të cilat i mori në javën e parë, kur mundi Teutën.

LAÇI – EGNATIA 0-1:
46′ Delarzh