U luajtën ditën e sotme 5 sfidat e vlefshme për javën e fundit të Superiores ku u regjistruan në total plot 18 gola. Spikasin fitoret e Kukësit, Vllaznisë dhe Partizanit, ndërkohë që 2 duelet e tjera, Egnatia-Dinamo dhe Skënderbeu-Teuta u mbyllën në barazim.

Vlen të theksohet se siç ndodh gjithmonë, edhe këtë sezon, jave e fundit ishte java e dhuratave, ku nuk munguan goleadat dhe aktivizimi në masë i lojtarëve të rinj. E vetma enigmë e pazgjidhur tashmë mbetet finalisja e Kupës, që do të përcaktojë edhe skuadrën e katërt që shkon në Europë dhe “Play-Out”-i mes Egnatias dhe Korabit.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

TIRANA – KUKËSI 2-3:
Seferi 58′, Beshiraj 79′ / Behiratçe 35′ (autogol), Bekaj 51′ (autogol) , Basha 81′ (p)

LAÇI – PARTIZANI 2-3:
Zylfiu 8′, Guindo / Stenio Zhunior 32′, Murataj 42′, Rrapaj 60′

SKËNDERBEU – TEUTA 0-0:

KASTRIOTI – VLLAZNIA 1-3:
Kaina 59′ / Da Silva 46′, Latifi 79′ (p), Aralica 83′

EGNATIA – DINAMO 1-1:
Imeri 42′ / Ibraimi 90′