Orges Shehi ka debutuar me fitore në stolin e Tiranës, teksa bardheblutë kanë triumfuar minimalisht ditën e sotme ndaj Apolonisë.

Më këtë fitore bardheblutë shkojnë në kuotën e 23 pikëve dhe renditen në vendin e 6-të, ndërsa Apolonia qëndron në vendin e 8-të me 13 pikë.

APOLONIA – TIRANA 0-1:
Seferi 76′

Apolonia (3-4-3): Harizaj; Sota, Agiare, Diop; Haxhiu, Mehmeti, Smaçi, Jeboah, Zoga; Mihana, Gjata. Trajner: Fabricio Kamarata

Tirana (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Najdovksi, Hoxhallari, Ismajlgeci; Toli, Batha, Torasa; Muçi, Kale, Seferi. Trajner: Orges Shehi

Laçi ka mposhtur Teutën me rezultatin 1-0 në javën e 17-të të Kategorisë Superiore, duke e barazuar me pikë në renditje.

Ishte 31-vjeçari Mentor Mazrekaj që përfitoi nga një dhuratë e mbrojtësit Rustem Hoxha në minutën e 35-të, duke mposhtur portierin Frashëri.

LAÇI-TEUTA 1-0:
Mazrekaj 35′

Laçi (3-5-2): Sherri; Selmani, Ignjatoviç, Obanor; Rapo, Deliu, Lushkja, Musta; Nuabueze, Mazrekaj. Trajner: Shpëtim Duro.

Teuta (4-2-3-1): Frashëri; Todorovski, Hoxha, Arapi, Kuro; Aleksi, Karabeci; E. Vila, Avdyli, Bregu; Krasniqi. Trajner: Edi Martini