U luajtën sfidat e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore. Tirana ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore të zhvilluar në “Selman Stërmasi”. Debutim me humbje për trajnerin Migen Memelli, në stolin e skuadrës korçare, përballë kampionëve të Superiores.
Teuta mposhti me rezultatin 1-0 Apoloninë ku mbrojtësi Rustem Hoxha, ishte heroi i “djemve të detit”, në këtë sfidë të zhvilluar në “Niko Dovana”.
Partizani ka mposhtur me rezultatin 2-1 Bylisin në “Adush Muça”. Në Ballsh u zhvillua një ndeshje me të vërtetë spektakolare.
Ja rezultatet e plota të ditës:
TIRANA-SKËNDERBEU 2-0
Seferi 10′, Hoxhallari 18′
BYLIS – PARTIZANI 1-2:
Carkanji 86’/ Çinari 55′, Cara 80′
TEUTA-APOLONIA 1-0:
Rustem Hoxha 77′