Ka përfunduar pa gola 0-0 në stadiumin “Arena Egnatia”, supersfida Kukësi-Tirana, e vlefshme për javën e 27-të në Kategorinë Superiore.

bandicam 2022-04-02 13-42-09-960

Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë goditje në portë ku rastet ishin me “pikatore”, por veçoihet ai në minutën e 29′ ku Gjelbrim Taipi kërkoi të befasojë me një goditje të menjëhershme në zonë, por topi përfundoi larg kuadratit.

Pjesa e dytë nisi me një ritëm tjetër me shumë raste, ku në minutën e 57′ kishte një episod të dyshimtë për penallti për Tiranën, ku pas një goditje me kokë nga Devid De Silva, një lojtar i Kukësit prek topin me dorë, por për arbitrin kryesor me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti ishte çdo gjë e rregullt.

Dy raste për gol ishin në minutën e 66′ dhe 77′ ku respektivisht Kukësi dhe Tirana prekën shtyllën.

Me këtë barazim Kukësi renditet në vendin e tretë në kuotën e 44 pikëve, ndërsa bardheblutë e kryeqytetit mbajnë vendin e parë në kuotën e 60 pikëve, +14 nga Laçi, i cili ka një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

KUKËSI – TIRANA 0-0:

Egnatia ka fituar duelin e mbijetesës ndaj Dinamos, duke e mposhtur me shifrat 2-0 dhe duke bërë një hap të rëndësishëm për të qëndruar në elitë.

Pritej një ndeshje me blutë në sulm dhe ashtu filloi pasi skuadra e Vanolit ishte më kërkuese në start. Me kalimin e minutave, rrogozhinasit dolën para dhe fillimisht panë t’u anulohej një gol i Pedro Augustos, por më pas tundën rrjetën me Ademin duke mbyllur në avantazh pjesën e parë.

Blutë tentuam gjithçka në të dytën me shumë sulmues në fushë, por ekipi kishte pak ide dhe për Egnatian ishte e thjeshtë të evitonte rreziqe të shumta para portës së Pujës. Në fund, erdhi edhe goli i Pedro Augustos i cili mbylli diskutimet dhe i dha Egnatias këtë fitore të rëndësishme që e largon atë nga zona e ftohtë e klasifikimit, teksa nis blutë edhe një herë drejt rënies në Kategorisë së Parë.

DINAMO – EGNATIA 0-2:
44′ Ademi, 90′ Pedro Augusto