Kura “Dobi” duket se po funksionon te Kukësi, i cili ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe jo vetëm i është larguar zonës së ftohtë ku gjendej deri para fillimit të kësaj serie, por edhe po kërcënon tashmë skuadrat e kreut.

Verilindorët kanë mundur me shifrat 2-0 Erzenin në “Niko Dovana” në një sfidë e cila ka qenë shumë e luftuar dhe kishte gjithçka. Shtyllë, traversë, pretendime për penallti, tension, por edhe gola të bukur nga Basha e Gabriel Barbosa, si dhe pritje të rëndësishme nga portierët e të dy skuadrave.

Në fund dolën fitimtarë verilindorët që ngjiten në vendin e katërt në renditje, ndërsa Erzeni duket se është zhytur në krizë rezultatesh pasi prej tre javësh nuk arrin më të fitojë, teksa ka regjistruar 2 humbje e një barazim.

ERZENI – KUKËSI 0-2:
17′ Basha, 68′ Gabriel Barbosa