Kukësi ka arritur fitoren e dytë radhazi në kampionat, kësaj radhe duke mundur në shtëpi Bylisin me rezultatin 2-0.

Ishte Ferreira ai që në minutën e 23’ kaloi në avantazh verilindorët me një gol që nuk kaloi pa polemika.

Në pjesën e dytë ishte Shqiprim Taipi, i cili i dha golin e dytë verilindorëve dhe atë të qetësisë.

Kështu verilndirotë qëndrojnë në vendin e 8 me 8 pikë, ndërsa Bylisi qëndron në vendin e 4 me 11 pikë.

KUKËSI – BYLIS 2-0:
Ferreira 23′, Sh. Taipi 60′

Kastrioti ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme duke mundur me shifrat 2-1 Teutën në duelin e luajtur në Kamëz. Tre pikë që e largojnë nga zona e ftohtë, teksa mbajnë në fund Teutën që për momentin ka sulmin më të keq dhe mbrojtjen më të keqe të Superiores.

Durrsakët dhanë sinjale se kërkonin pikët sidomos në fillimin e ndeshjes, teksa gjetën golin me një gjuajtje të fortë ndaj Karabecit e më pas iu afruan disa herë golit të dytë. Por një gol i shkëlqyer i Karakaçit ndryshoi rrjedhën e ndeshjes pasi krutanët fituan energji nga ai dhe sulmuan pareshtur, duke iu afruar disa herë rrjetën derisa e gjetën përmbysjen falë një penalltie të Morbek.

Në pjesën e dytë, durrsakët u munduan të reagonin por linin hapësira mbrapa për kundërzbritje të shpejta të vendasve. Megjithatë, asnjë skuadër nuk ia doli që të shënonte dhe sfida u mbyll me shifrat 2-1 për krutanët.

KASTRIOTI – TEUTA 2-1:
29′ Karakaçi, 45’+1′ Morbek / 13′ Karabeci