Pas katër ndeshjesh, Kukësi ka arritur të fitojë, teksa verilindorët kanë mposhtur me rezultatin 0-2 Dinamon në Kamëz, të vlefshme për javën e 25-të në Kategorinë Superiore.

Loja nisi disi e ekuilibruar, por ndeshja u zhbllokua në minutën e 17′ nga një autogol i Indrit Prodanit, i cili devijoi topin nga një goditje e Milunoviç të grushtuar nga portieri Angelo Tafas dhe topi shkon i devijuar nga ish-lojtari i Kastriotit në fundin e rrjetës.

Goli i dytë u realizua nga Luka Milunoviç në minutën e 55′ pas një krosi në zonë dhe Milunoviç ishte i saktë duke e goditur me kokë topin dhe duke mposhtur portierin Simon Simoni.

Me këtë sukses, Kukësi mban vendin e tretë në kuotën e 42 pikëve, duke iu shkëputur Vllaznisë së vendit të katërt me +3 pikë.

Ndërsa Dinamo me këtë humbje mban vendin e 8 të renditjes në kuotën e 23 pikëve.

DINAMO – KUKËSI 0-2:
17’ autog. Prodani, 55’ Milunoviç 55′

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Laçit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Debutim me 1 pikë për Skënder Gegën në krye të korçarëve, në duelin ku protagonist u bë sistemi VAR.

Fillimisht në minutën e 65-të, kurbinasit mbetën me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Velkovskit, teksa në minutën e 92-të, Guindo tundi rrjetën, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Edhe pse me 1 lojtarë më shumë, skuadra korçare, vuajti tej mase, teksa kurbinasit ishin dominues absolut në këtë duel.

LAÇI – SKËNDERBEU 0-0

Kastrioti ka mundur me shifrat 1-0 Teutën në Shkodër, duke siguruar një fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë në Superiore.

Në një ndeshje ku mbizotëruan gabimet nga të dy skuadrat, diferencën e bëri pikërisht një i tillë në prapavijën e Teutës e cila në fundin e pjesës së parë i dhuroi topin Kainës, dhe ky i fundit e kishte të thjeshtë të çonte sferën në rrjetë.

Teuta u shfaq e përgjumur në vijim, duke mos arritur të krijonte rrezikshmëri në portën krutane, ndërsa skuadra e Çelës u mbrojt mirë dhe administroi lojën deri në vërshëllimën përfundimtare, për të marrë tre pikë që e largojnë nga zona e ftohtë e klasifikimit.

TEUTA-KASTRIOTI 0-1
41′ Kaina