Kukësi ia ka dalë të mposhtë Dinamon në ‘’Air Albania’’ për tu konfirmuar një ndër pretendetet kryesore për titull këtë sezon.

Ndeshja nisi mirë për Dinamon e cila humbi disa raste të pastra duke izoluar tërësisht Kukësin në gjysmëfushën e vet. Por për golin e avantazhi mendoi Edi Basha që në minutën e 28-të i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes për të shënuar një supergol me të majtën.

Në pjesën e dytë blutë tentuan disa herë portën, por Harizaj ishte në superformë duke ndalë disa herë Agim Ibraimin që dëshpërimisht kërkoi golin në këtë takim.

Kukësi vazhdon me ecurinë e fitoreve në këtë kampionat, ku pas Vllaznisë, Dinamo është viktima e radhës për blutë.

DINAMO-KUKËSI 0-1:
28′ Basha

DINAMO: Harizaj, Sofranac, Imami, Siljanovski, Isaevski, Demiri, Haxhiu, Sidibe, Mihana, Ibraimi, Çinedu, Trajner: B.Shkëmbi

KUKËSI: Tafas, Lulaj, Ndreca, Peposhi, Bytyçi, Hila, Sh.Taipi, Gj. Taipi, Milunoviç, Basha, Feizhao, Trajner: D.Longo

Gjyqtar: Enea Jorgji

Asistent i parë: Emigers Ganxhi

Asistent i dytë: Nuri Rrapaj

Gjyqtar i katërt: Oldis Ferataj

VAR: Juxhin Xhaja AVAR: Denis Rexha