Laçi ka arritur fitoren e dytë radhazi dhe e para për trajnerin kryeqytetas Mirel Josa i cili debuton me fitore në pankinën e kurbinasve kundër ish-skuadrës së tij, Skënderbeut.

Skuadra kurbinase ka triumfuar me shifrat 2-0 në shtëpi ndaj korçarëve ku heroi i takimit ishte Guindo, i cili ka realizuar një dopietë.

Goli i parë u realizua në minutën e 40′ falë një penalltie të fituar nga Regi Lushkja.

Më pas goli i dytë u shënua në minutën e 65′ falë një pasi perfekt nga Ardit Deliu dhe Guindo u tregua i saktë përpara porte teksa dribloi dy kundërshtarët dhe tund rrjetën mjeshtërisht.

Me këtë fitore skuadra e Mirel Josës renditet në vendin e shtatë në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Skënderbeu “noton në ujëra të turbullta” teksa klasifikohet në vendin e fundit në kuotën e 3 pikëve.

LAÇI – SKËNDERBEU 2-0:   
40’ pen. 65’ Guindo