Laçi ka arritur të marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat, teksa kanë mposhtur 2-0 skuadrën e Teutës, e cila e mbylli takimin me 10 lojtarë.
Goli i parë u realizua nga Mentor Mazrekaj në minutën e 41′ pas një goditje dënimi me një gjuajtje-kros, por topi përfundoi menjëherë në rrjetë pa u devijuar nga asnjë futbollist.
Goli i dytë u shënua nga Guindo në minutën e 90+1′ pas disa kombinimeve dhe sulmuesi i kurbinasve nuk fal para porte duke dërguar peshë tifozët.
Me këtë sukses, Laçi ngjitet përkohësisht në vendin e katërt në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Teuta klasifikohet në vendin e tretë me 12 pikë.
LAÇI – TEUTA 2-0:
Mazrekaj 42′, Guindo 90+1′
Partizani ka siguruar sot fitoren e parë të këtij kampionati, duke mundur në Kamzë Kastriotin me shifrat 2-0 në atë që ishte takimi i drejtpërdrejtë për fundin e tabelës së klasifikimit.
Të kuqtë vinin si rrallëherë në ndeshjen e javës së 8 pa asnjë fitore dhe ndanin vendin e fundit pikërisht me Kastriotin. Golat e Mustës dhe Rrapajt i dhanë suksesin Partizanit, por në një ndeshje ku vuajti shumë me vendasit që kontrolluan sidomos pjesën e dytë duke mbyllur ekipin e Dajës në portën e vet për shumë minuta.
Megjithatë në fund janë pikët ata që kanë rëndësi dhe me ato 3 të siguruara, Partizani ka më shumë frymëmarrje në javët në vijim
KASTRIOTI – PARTIZANI 0-2
37′ Musta, 90′ Rrapaj