Teuta dhe Vllaznia kanë ndarë sot nga një pikë në barazimin mes tyre në “Elbasan Arena”. Një sfidë shumë interesante e mbyllur me shifrat 1-1, ku nuk munguan rastet e golat spektakolarë.

Sfida foli më shumë për Vllazninë që ishte kërkuese dhe rrezikoi disa herë portën e durrsakëve. Por një karton i kuq i Aralicës pas gjysmë ore lojë, ndryshoi disi ritmin e sfidës.

Durrsakët shënuan të parët me Gjorgiev, por Vllaznia edhe në inferioritet numerik sulmoi pareshtur derisa gjeti golin me Latifin. Rastet nuk munguan deri në fund të sfidës, por shifrat nuk ndryshuan më, duke u mbyllur me barazimin 1-1.

TEUTA – VLLAZNIA 1-1:
55′ Gjorgiev / 70′ Latifi

Laçi i rikthehet fitoreve pas 2 ndeshjeve teksa kurbinasit kanë turpëruar me 5 gola në shtëpi Dinamon.

Shifrat u hapën në minutën e 6′ me Guindonë ku shmangu dhe portierin Bakaj duke realizuar të parin për bardhezinjtë.

Në pjesën e dytë u rezervuan gjithsej 4 gola të tjerë për Laçin, ku Zarubica shënoi në të 54′, Shehu në minutën e 60′ dhe dy golat e shpejtë në minutat 73′ dhe 76′ nga Guindo dhe Lushkja që mbylli llogaritë e këtij takimi.

Me këtë sukses Laçi ngjitet në vendin e 4 duke shkuar në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Dinamo në vendin e 6 në kuotën e 13 pikëve, duke pasur dhe mbrojtjen më të dobët të kampionatit me 19 gola të pësuar.

LAÇI – DINAMO 5-0:
Guindo 6′, 73′, Zarubica 54′, Shehu 60′, Lushkja 76′