Partizani është ndalur në një barazim pa gola 0-0 ndaj Kastriotit në stadiumin “Elbasan Arena”, e vlefshme për javën e 17-të në Kategorinë Superiore.

Vjen dhe ndalesa e parë e trajnerit Dritan Mehmetit me Partizanin, pas fitores së parë të arritur fundjavën e kaluar ndaj Egnatias me rezultatin 0-3.

Pjesa e parë nuk kishte raste të rrezikshme ku loja u zhvillua në mesfushë.

Pjesa e dytë nisi me disa raste ku krutanët pretenduan dy herë për penallti në minutën e 59′ dhe 71′ me Kaina Nunjesh dhe Spartak Ajazin.

Të kuqtë e Dritan Mehmetit realizuan gol me Xhuliano Skukën, por anësori dhe VAR-i e cilësoi si pozicion të parregullt.

Kjo ndalesë nuk i shkon përshtat asnjë nga ekipeve ku Partizani me këtë barazim renditet në vendin e 5 në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Kastrioti në vendin e fundit ku kanë grumbulluar 12 pikëve.

PARTIZANI – KASTRIOTI 0-0:

Laçi ka marrë tre pikët sot përballë Teutës në një ndeshje plot emocione në “Egnatia Arena” të mbyllur me shifrat 4-2 për skuadrën kurbinase.

Sfida nisi me shumë kujdes nga të dy skuadrat, të cilat evituan rreziqet para portave përkatëse dhe u desh një predhë nga jashtë zone e Aleksit për të hapur serinë e golave. Barazimin i kurbinasve erdhi në shtesën e pjesës së parë me Deliun dhe kjo ndryshoi pak dinamikën e ndeshjes.

Në pjesën e dytë Laçi ishte më kërkues dhe ndonëse gjeti golin vetëm me penallti me VAR me Guindon, nuk u ndal dhe gjeti edhe golin e 3-1 përsëri me golashënuesin më të mirë të kampionatit. Hebaj hapi ndeshjen dhe pastaj pati mundësinë për të barazuar duelin, por u ndal nga shtylla. Në fund, erdhi edhe goli i dytë personal i Deliut që i vendosi vulën e sfidës dhe ngjiti Laçin në vendin e dytë në renditje dhe konfirmoi krizën pa fund të Teutës.

TEUTA-LAÇI 2-4
22′ Aleksi, 81′ Hebaj / 45’+3′, 90’+6′ Deliu. 66′ (p), 73′ Guindo