Partizani dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në një tjetër barazim që ka dhuruar Kategoria Superiore në këto javë të para.

Dueli mes dy skuadrave ka parë në fushën e “Elbasan Arena” një përballje të ndezur, me raste që në sekondat e para të sfidës. Da Silva i dha avantazhin shkodranëve dhe Partizani ishte gjatë gjithë ndeshjes në ndjekje.

Fati e desh që edhe goli tjetër të ishte në ekstremin e sfidës, me rrjetën që erdhi nga Rrapaj me një gjuajtje nga jashtë zonës, duke vendosur barazpeshën në shifra me një rezultat që duket i mirë për të dy skuadrat në një moment që të gjithë po mendojnë të evitojnë humbjen.

PARTIZANI – VLLAZNIA 1-1:
88′ Rrapaj / 4′ Da Silva

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Musta, Gligorov, Shehi, Marku, Mala, Kaçe, Cara, Kardozo, Stenio Zhunior. Trajner: Ilir Daja.

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Hakaj, Kruja, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Heriç, Latifi, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç.

GJYQTARË: Andi Koçi (Durrës), Rejdi Avdo (Tiranë), Erind Burgu (Fushë-Krujë)

VAR: Eldorjan Hamiti (Lezhë), AVAR: Neril Bregasi (Tiranë).