Pas një mungese të gjatë për shkak të dënimit nga FIFA, sulmuesit shkodran Eraldo Çinari i mjaftuan vetëm 5 minuta në fushën e lojës për të vendosur derbin.

Me këtë triumf Partizani i ka dhënë “goditjen fatale” kampionëve të Tiranës, duke i nxjerrë nga gara për titull, teksa të kuqtë janë vënë në ndjekje të kryesuesve të Vllaznisë.

Vlen të theksohet fakti se të dyja skuadrat e mbyllën sfidën me 10 lojtarë, ku Bardhi fillimisht dhe Batha, u ndëshkuan me 2 kartonë të verdhë. Kur janë luajtur 16 javë kampionat Tirana e sheh veten 15 pikë larg Vllaznisë dhe 6 larg Partizanit.

PARTIZANI-TIRANA 1-0
Çinari 83′

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Bitri, Hakaj, Mala, Murataj, Broja, Melo, Bardhi, Asani, Solomon, Trajner: Ilir Daja.

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Hoxhallari, Najdovski, Batha, Halili, Toli, Ismajlgeci, Torasa, Muçi, Seferi. Trajner: Nevil Dede.

GJYQTARË: Enea Jorgji, Dojando Myftari, Nertil Bregasi. Mbrapa portave: Kridens Meta, Klajdi Kola.