Partizani ka fituar derbin e prapambetur të javës së 6 ndaj Tiranës dhe ka kapërcyer bardheblutë në renditjen e Kategorisë Superiore.

Skuadra e drejtuar nga Arber Abilaliaj, në pritje të emërimit të trajnerit të ri, ka triumfuar falë një goli në minutat shtesë të ndeshjes me shifrat 2-1. Një gol që erdhi në momentin kur dukej se sfida do të mbyllej barazim pasi bardheblutë kishin vendosur ekuilibrin vetëm disa sekonda më parë me Hasanin.

Një fund emocionues i një ndeshje e cila në fakt dhuroi pak gjuajtje në portë, teksa nga një anë ishte protagonist portieri Abdullahu me pritjet e tij e nga tjetra, ishte traversa ajo që shpëtoi Hoxhën në dy raste.

PARTIZANI-TIRANA 2-1
77′ Maget , 90’+2′ Mensah/ 90′ Hasani