Erzeni është mposhtur nga Partizani me rezultatin 1-2 në “Arenën e Demave” në ndeshjen e fundit të vlefshme për javën e 9-të të Kategorisë Superiore.

Dueli u zhbllokua në minutën e 27 nga Cara dhe në minutën e fundit para përfundimit të pjesës së parë Erzeni ngeli me 10 lojtarë për shkak se Kahrimanoviç u ndëshkua me karton të kuq.

Goli i barazimit erdhi nga Meçja në të 64-ën. Teksa dukej që sfida do të mbyllej kështu, Mensah bëri sërish heroin për Partizanin. Pasi i dha fitoren në derbin me Tiranën, ai shënoi edhe ndaj Erzenit duke i dhënë të kuqve 3 pikët në “Arenën e Demave”.

ERZENI – PARTIZANI 1-2:
64′ Meçja/ 27′ Cara, 89′ Mensah

Tirana është mposhtur në “Selman Stërmasi” nga Egnatia në sfidën e parafundit të javës së nëntë të Superiores.

Bardheblutë kaluan në avantazh në minutën e 4 me Lulajn teksa në të 29′ Duamena riktheu baraspeshën. Në minutën e 35′ Kaina gjeti golin e dytë për Tiranën duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1.

Më pas Duamena vendosi sërish baraspeshën në minutën e 53′ me një supergol. Ai që vulosi sfidën ishte Paulauskas. Në minutat shtesë Egnatia ngeli me 10 lojtarë për shkak se Duamena ndërhyri ashpër ndaj Najdovskit. Sulmuesi i rrogozhinasve u largua me të kuq dhe kapiteni i bardhebluve me barelë.

TIRANA – EGNATIA 2-3:
Lulaj 4′, Kaina 35′ / Duamena 29′, 53′, Paulauskas 63