Partizani ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Kukësin, në ndeshjen e vlefshme për javën 29-të në Kategorinë Superiore.

Të kuqtë dominuan nga fillimi deri në fund, duke mos e vendosur në asnjë moment në diskutim fitoren.

Jasir Asani hapi serinë e golave për “demat”, teksa në minutën e 39’, shënoi një gol për kornizë nga e djathta, duke gjuajtur bukur, me topin që u ndal në fundin e rrjetës. Çinari gjeti golin e dytë vetëm dy minuta më vonë.

Pjesa e dytë ishte e njëjtë me të parën, me kryeqytetasit më kërkues, të cilët gjetën golin edhe dy herë të tjera, me Stenio Zhunior fillimisht në minutën e 67 dhe më pas me Esat Malën në minutën e 87’.

Me këtë fitore Partizani kuotën e 53 pikëve, po aq sa Vllaznia dhe mbajnë kryesimin e renditjes, 1 pikë më shumë se Teuta e vendit të tretë dhe 4 më shumë se Laçi i vendit të katërt.

PARTIZANI – KUKËSI 4-0:
Asani 39′, Çinari 41′, Zhunior 68′, Mala 86′

Fitore prej kampionët e Tiranës. Bardheblutë e Orges Shehit, mposhtën me rezultatin 0-2 Teutën në “Niko Dovana”, duke zbritur nga “froni” skuadrën e drejtuar nga Edi Martini.

Bardheblutë u shfaqën superiorë në këtë përballje. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Ndërkohë duhet të shkonte minuta e 79-të, kur Idriz Batha me një perlë nga goditja e dënimit, kaloi në avantazh Tiranën.

Për të vulosur sfidën mendoi Hoxhallari, me një goditje të kalibruar nga brenda zonës. Me këtë fitore, Tirana u ngjit në kuotën e 46 pikëve, ndërkohë që Teuta zbret në vendin e 3-të me 52 pikë.

TEUTA-TIRANA 0-2:
Batha 79′, Hoxhallari 86′