Teuta është rikthyer te fitoret pas 4 ndeshjesh duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1 ndaj Kukësit, në stadiumin “Kukës Arena”, e vlefshme për javën e 13-të në Kategorinë Superiore.

Edi Martini debuton me fitore në këtë rikthim të tijin në pankinën e durrsakëve.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Lorenco Vila në minutën e 61′ pas një asisti perfekt nga Ildi Gruda.

Me këtë sukses, Teuta mban ende vendin e fundit të renditjes me 11 pikë, ndërsa Kukësi ndodhet sërish në vendin e 8 me 12 pikë.

KUKËSI – TEUTA 0-1:
L. Vila 61′

Gentian Mezani e ka nisur me fitore te Laçi, duke mposhtur me shifrat 1-0 në transfertë Bylisin në një sfidë që padyshim do të shoqërohet me polemika në javën e 13-të në Kategorinë Superiore.

Ballshiotët kërkuan me ngulm golin, por u goditën në momentin më të mirë të tyre në pjesën e parë nga Adeleke, ndërsa më pas skuadra kurbinase u mbrojt dhe kundërsulmoi duke i afruar golit të dytë. Ekipi vendas provoi të mposhte Dajsinanin por pa sukses, ndërsa kishte vazhdimisht protesta për gjykimin e Xhajës për disa vendime që janë cilësuar si të dyshimta të kryesorit dhe asistentëve të tij.

BYLIS – LAÇI 0-1:
40′ Adeleke

Erzeni dhe Partizani janë ndalur në një barazim 3-3 në javën e 13 të Kategorisë Superiore, në fund të një sfide drithëruese deri në sekondat e fundit.

Sfida nisi me një gol të shpejtë të Erzenit por Cara barazoi menjëherë me një goditje spektakolare. Të kuqtë me kalimin e minutave rritën ritmin e tyre dhe në fillimin e pjesës së dytë përmbysën gjithçka me gola të Rrapajt e Skukës, duke lënë të mendohej se kishin siguruar fitoren.

Një rrebesh i pazakontë bëri që ndeshja të ndërpritet për disa minuta dhe pas rikthimit në fushë skuadrat e kishin të vështirë të ktheheshin në ritmin e tyre. Por në minutat e fundit, shijakasit shkurtuan diferencën me Kadriun dhe ia dolën që të fitonin edhe një penallti pas një dalje të pakontrolluar të Rexhepit. Kahrimanoviç nuk gaboi nga pika e bardhë dhe sfida u mbyll me rezultatin 3-3.

ERZENI – PARTIZANI 3-3:
8′ Nonato, 90’+2′ Kadriu, 90’+9′ (p) Kahrimanoviç / 13′ Cara, 47′ Rrapaj, 55′ Skuka