Teuta ka mposhtur Kukësin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.
Në minutën e 22’ të sfidës Ndreca pati mundësinë e artë të zhbllokonte sfidën por shtylla ia mohoi golin e sigurtë. Por pas 3 minutash, ishte Ildi Gruda i cili me një supergol me parabolë zhbllokoi ndeshjen duke bërë të shpërthente festa në “Niko Dovana”. Në minutën e 43’ Barbosa kishte mundësinë ta barazonte shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, por Pano Qirko bëri heroin duke e pritur topin.
Në pjesën e dytë, Teuta pati mundësinë të dyfishonte rezultatin me Grudën por Bytyçi bëri mrekullinë duke shpëtuar portën në limitet e fundit. Pas kësaj fitore durrsakët ngjitën në vendin e 7-të me 28 pikë ndërsa Kukësi pozicionohet në vendin e 9-të me 25 pikë.
TEUTA – KUKËSI 1-0:
25′ Gruda
Bylisi ka mundur në transfertë Laçin, në sfidën e parë të javës së 22-të të Superiores.
Takimi nisi me një ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, të cilat shpërdoruan disa raste të pastra për shënim.
Më pas pjesa e dytë foli si fillim vetëm për ballshiotët, të cilët gjetën golin me Ruçin në minutën e 54’. Më pas ata u kujdesën për të ruajtur rezultatin, duke mos i lënë shumë hapësira kurbinasve.
Kështu Bylisi largohet për momentin nga zona e ftohtë e mbijetesës duke shkuar në vendin e 7-ë me 26 pikë, ndërsa Laçi lëshon akoma dhe më shumë terren në garën për Europë, duke qëndruar në vendin e 6-ë me 29 pikë dhe tashmë rrezikon sërish të bëhet pjesë e garës për mbijetesë.
LAÇI – BYLIS 0-1:
54′ Ruçi