Teuta duket se ka gjetur përsëri çelësin e suksesit. Ndryshe nga një sezon më parë, kthimi i Edi Martinit në stolin e durrsakëve në një moment krize ka qenë mëse i suksesshëm pasi janë arritur dy fitore radhazi në kampionat duke larguar përkohësisht durrsakët nga vendi i fundit në renditje.

Ndeshja ka qenë shumë e luftuar sidomos në mesfushë, por me skuadrat që kishin të vështirë të krijonin shumë raste të pastra për shënim. Teuta ia doli me një goditje dënimi në pjesën e parë por pa t’i anulohej goli pas ndërhyrjes së VAR-it.

Megjithatë, rrjeta do të tundej në pjesën e dytë po pas një goditje dënimi, me Markun që përfitoi nga një devijim për të mposhtur Beqajn. Tentativat e Tiranës për të shënuar golin e barazimit nuk ishin efikase në këtë sfidë e kështu bardheblutë u desh të dorëzoheshin në Durrës, duke mos shkuar në formën më të mirë të mundshme në derbin me Partizanin.

TEUTA – TIRANA 1-0:
65′ Marku

Bylisi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0 në transfertë ndaj Egnatias, për të ringjallur shpresat për mbijetesën në Superiore, teksa ndalin rrogozhinasit të cilët ishin nisur drejt zonës së Europës falë rezultateve të fundit.

Një ndeshje e cila është zgjidhur vetëm me një gol në minutat shtesë, ku protagonist është bërë mesfushori Flamur Ruçi pas një kundërsulmit të rrufeshëm. Një rezultat që largon Bylisin nga zona më e rrezikshme në klasifikim, pasi kthehet të fitoret pas 7 javësh mungesë, ndërsa sheh Egnatian që të frenojë në një moment kur dukej se mund t’i afrohej edhe më shumë grupit të kreut.

EGNATIA – BYLIS 0-1:
90’+2′ Ruçi

Laçi ka mposhtur në shtëpi Erzenin me rezultatin 1-0, në sfidën e parë të javës së 14-të të Superiores.

Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, të cilat kërkonin avantazhin. Ai erdhi vetëm në fundin e pjesës së parë, kur kurbinasit gjetën rrjetën me anë të një penalltie të realizuar nga Ujka.

Vendasit gjetën rrjetën dhe në pjesën e dytë, por VAR-i e anuloi për një prekje të topit me dorë në fillim të aksionit.

Miqtë nuk u ndalën së kërkuari barazimi, por tentativat e tyre shkonin jashtë ose ndaleshin nga portieri Dajsinani, me këtë të fundit që shpëtoi Laçin në shumë momente.

Kështu Laçi ngjitet në vendin e pestë me 20 pikë dhe shikon t’i afrohet Europës, ndërsa Erzeni vazhdon të qëndrojë në vendin e katërt me 21 pikë.

LAÇI – ERZENI 1-0:
Ujka (P) 45+3′