Kukësi dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në një barazim pa gola, në duelin mes dy skuadrave të cilat ndajnë edhe vendin e tretë në renditjen e Superiores.
Pritej një duel i fortë, mes dy skuadrave të cilat kanë pretendime për të qenë pjesë e Europës e mendonin deri pak javë më parë edhe për titullin kampion. Por në fushën e lojës nuk është shfaqur një gjë e tillë përkundrazi. Dy ekipet dhuruan një lojë që la shumë për të dëshiruar, me gabime të shumta edhe në gjërat e thjeshta dhe të përqendruar vetëm për të mos pësuar gol.
Emocionet erdhën vetëm në minuat e fundit të sfidës, kur dy ekipet dolën pak nga skemat dhe improvizuan në kërkim të golit. Por askush nuk ia doli të çonte topin në rrjetë e kështu, ndeshja u mbyll pa gola.
KUKËSI – VLLAZNIA 0-0:
Ndeshja nisi e ekuilibruar në fillim, por për disa minuta skuadra krutane e Emiljano Çelës ishte disi agresive, por në momentin më të mirë të Kastriotit ishte Laçi që në minutën e 22′ zhbllokoi takimin me Saliu Guindo pas një kthese të bukur duke kaluar në avantazh kurbinasit.
Sërish ishte Guindo ai që realizoi për bardhezinjtë e Mirel Josës, por anësori ka akorduar pozicion jashtë loje për Adeleken.
Baraspesha u vu në minutën e 58′ me Kaina Nunjesh, i cili me një stopim mjaft të bukur ka goditur menjëherë duke shtangur portierin Dajsinani dhe duke e dërguar atë top në fundin e rrjetës.
Ky barazim e mban Kastriotin në vendin e 8 në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Laçi nuk përfiton nga ndalesa e Tiranës në derbi ndaj Tiranës, teksa ky barazim e mban në vendin e dytë në kuotën e 45 pikëve, -8 nga bardheblutë kryesues.
KASTRIOTI – LAÇI 1-1:
Kaina Nunjesh 58′ / Guindo 22′
Teuta ka mundur 1-0 Egnatian në Rrogozhinë dhe është shkëputur më shumë nga zona e ftohtë e klasifikimit.
Durrsakëve u është dashur një gjuajtje e Dacit në pjesën e parë për të marrë tre pikët, pasi ka kaluar thuajse gjithë ndeshjen në mbrojtje të këtij rezultati. Egnatia provoi në çdo mënyrë të shënonte, por nuk ishte i qartë para katërkëndorit të Demës. Rrogozhinasit kishin tre pretendime për penallti që u refuzuan nga gjyqtari Myrtja, ndërsa në fund shpërdoruan rastin e artë teksa goditën shtyllën në shtesë.
EGNATIA – TEUTA 0-1
26′ Daci