Teuta ka arritur një fitore të çmendur në Rrogozhinë përballë Egnatias me rezultatin 1-2 në javën e 8 të Superiores.

Goli i parë erdhi nga Delarzh në minutën e 64’, gjë që u duk sikur do t’i sillte një tjetër disfatë durrsakëve, por Kotobelli me një supergol në minutën e 79’ dhe Jazxhi në sekondat e fundit, bënë të mundur që Teuta të dilte me kokën lartë nga kjo sfidë.

Kjo ishte fitorja e parë e Teutës për këtë sezon, duke u ngjitur momentalisht në vendin e 9 me 7 pikë, ndërsa Egnatia vazhdon në vendin e 6 me 9 pikë.

EGNATIA – TEUTA 1-2:
64′ Delarzh / 79′ Kotobelli, Jazxhi 90+7′