Teuta ka mposhtur Partizanin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores.

Sfida u zhbllokua nga miqtë në minutën e 13’ por goli i Mikuliçit u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje. Kështu pjesa e parë u mbyll 0-0.

Ndërsa në minutën e 66-të, Ergys Peposhi realizoi një supergol duke zhbllokuar sfidën. Ajo predhë e tij rezulton vendimtare për Teutën e cila mposht të kuqtë.

Me këtë fitore skuadra e Martinit shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e 8-të dhe Partizani mbetet në vendin e 3-të me 46 pikë.

TEUTA 1-0 PARTIZANI
66′ Peposhi

Skënderbeu ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt pjesëmarrjes në “Final Four” teksa ka mundur skuadrën kryesuese të Superiores, Egnatian, e cila është shumë larg asaj skuadre që kishte mahnitur në dy fazat e para.

Rrogozhinasit u goditën nga dy gola në pjesën e parë të ndeshjes me Franklin i cili gjeti hapësirat pas goditjeve nga këndi të çonte sferën në rrjetë. Skuadra e Tetovës u mundua të reagonte, por nuk gjeti hapësirat që kërkonte para portës.

Vetëm një shtyllë e Montenegro në startin e pjesës së dytë ishte pak për miqtë, që kishin vështirësi të krijonin raste. Në fund ata mund të shkurtonin diferencën me penalltinë e Aleksit, por mesfushori gaboi duke fluturuar topin mbi traversë.

SKËNDERBEU – EGNATIA 2-0
20′, 39′ Franklin

Erzeni dhe Laçi kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të fazës së katërt të kampionatit, një përballje mes dy skuadrave që objektiv kryesor kanë të sigurojnë mbijetesën në elitë.

Ndeshja mes dy skuadrave ka qenë e luftuar, me raste kryesisht në pjesën e parë, por edhe me shumë tentativa të gabuar në të dytën. Dëshira për të shënuar nuk mungoi, por më shumë se të gjitha dy skuadrat u përqendruan që të mos gabonin në prapavijë në pjesën e dytë, duke mos lejuar rrjetat që të prekeshin. Kështu, dueli u mbyll 0-0 dhe la gjithçka të hapur në vijim për dy skuadrat që mbeten në distancë të afërt në renditje në luftën për mbijetesë.

ERZENI 0-0 LAÇI