Teuta e nis si kampione sezonin e ri të Kategorisë Superiore! “Djemtë e Detit” triumfuan ndaj Partizanit  me rezultatin 1-0 në “Elbasan Arena”, në sfidën e vlefshme për javën e parë të kampionatit.

Gafa e Alban Hoxhës në minutën e 18-të u shfrytëzua më së miri nga sulmuesi Gjiorgev, që devijoi saktë topin në rrjetë, duke i dhuruar 3 pikë të arta durrsakëve…

Pavarësisht përpjekjeve, të kuqtë e Ilir Dajës nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, teksa Stenio Zhunior, kishte shansin e artë të shënonte, por braziliani gaboi nga pika e bardhë e penalltisë të akorduar me VAR. Në versionin “alla Zhorzhinjo”, sulmuesi e Partizanit e dërgoi topin jashtë kuadratit.

TEUTA-PARTIZANI 1-0:     
Gjiorgev 18′

TEUTA: Qirko, Todorvoski, Selmani, Ivanoviç, Xhekson, Aleksi, Daja, E.Vila, Kallaku, Plaku, Gjorgiev. Trajner: Edi Martini

PARTIZANI: Hoxha, Gligorov, Belica, Damçevski, Musta, Rrapaj, Murataj, H.Marku, Cara, Kardozo, Stenio Zhunior. Trajner: Ilir Daja.