Tirana ka mposhtur Bylisin me rezultatin 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore, të zhvilluar në “Selman Stërmasi”. Një fitore e artë kjo për kampionët në fuqi, të cilët iu falën golave të mbrojtësit Behiraçe në minutën e 41-të dhe Ismailgecit në të 75-tën.
Teuta triumfoi ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-0 falë supergolit të realizuar nga Dejvi Bregu në minutën e 25-të. Një fitore e artë për durrsakët që ngjiten në vendin e dytë me pikë të barabarta me Laçin, 1 pikë më pak se kryesuesit e Vllaznisë, të cilët duket se janë zhytur në krizë rezultatesh, nga e cila nuk po dalin dot.
Sfida mes Apolonisë dhe Partizanit është mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1.
Kastrioti ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa ka mposhtur minimalisht Skënderbeun në Korçë.
Laçi ka arritur të triumfojë ndaj Kukësit me rezultatin 1-2 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ja rezultatet e plota të ditës së sotme:
TEUTA-VLLAZNIA 1-0:
Bregu 25′
TIRANA-BYLIS 2-0:
Behiraçe 41′ , Ismailgeci 75′
APOLONIA – PARTIZANI 1-1:
Kardozo 76′ / Hakaj 24′ (autogol)
SKËNDERBEU – KASTRIOTI 0-1:
De Silva 51′
KUKËSI-LAÇI 1-2:
Eze 58′ / Musta 4′ , Lushkja 74′ (p)