Tirana dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në një barazim pa gola, që më shumë ka qenë një fitore për bardheblutë, të cilët u dominuan nga skuadra shkodrane në “Air Abania”.

Në pushimin e ndeshjes, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje. Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit.

Përgjigja e mbështetësve kuqeblu ka qenë duke thyer stolat e gjuajtur tifozët e Tiranës me ta, duke detyruar policinë të ndërhynte.

Kjo e fundit me vështirësi arriti të ndalonte tifozët e Tiranës që shkaktuan kaosin, ndërsa më pas rrethuan për shumë minuta tribunën e tifozëve të Vllaznisë, derisa shoqëruan jashtë disa prej tyre.

U prit deri sa situate të qetësohej, teksa fragmenti i dytë i lojës fitoi me 15 minuta vonesë. Në momentin që gjithçka u vendos në kontroll, edhe forcat e rendit, të pozicionuara, te tribuna ku ndodhi përplasja, u detyruan të largoheshin dhe më pas gjithçka shkoi në normalitet.

TIRANA-VLLAZNIA 0-0

Tirana: Bekaj; Toshevski, Behiraçe, Hoxhallari, Ismaijgeci; Totre, Limaj, Toli; Seferi, Hoti, Xhixha
Trajner: O. Shehi

Vllaznia: Zogoviç; Gurishta, Adili, Fallou, Hakaj; Jonuzi, Krymi; Kruja; Da Silva, Latifi; Aralica
Trajner: T. Brdariç

Gjyqtar: Enea Jorgji