Tirana është rikthyer sërish te fitorja duke mundur në transfertë Bylisin me rezultatin minimal, në javën e tetë të Superiores.

Ishte Hasani ai që vendosi fatet e këtij takimi me një gol të realizuar në minutën e 79’.

Bylisi tentoi shumë herë, por që lojtarët ballshiot nuk arritën të shënonin.

Kështu Tirana shkon në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Bylisi qëndron me 11 pikë.

BYLIS – TIRANA 0-1:
Hasani 79′

Laçi dhe Vllaznia kanë ndarë nga një pikë në barazimin 1-1 të ndeshjes të javës së 8 të Superiores. Një barazim që nuk kënaq asnjë nga ekipet pasi kurbinasit nuk i largohen fundit, ndërsa shkodranët shohin t’u largohen edhe më shumë skuadrat që kanë më sipër në renditje, në luftën për kreun.

Ndeshja ka qenë e ekuilibruar në pjesën e parë, pasi rastet kanë qenë të pakta për shënim, ndonëse nuk ka munguar lufta e fortë. Goli i Adeleke i dha avantazhin kurbinasve, pro ata nuk ia dolën të administronin rezultatin deri në fund, duke pësuar edhe në këtë sfidë, me Markun i cili vendosi barazpeshën në shifra,

Në fund, shkodranët iu afruan edhe golit të fitores me sulmet e tyre, por nuk ia dolën të tundnin rrjetën, duke ndarë kësisoj pikët me vendasit.

LAÇI – VLLAZNIA 1-1:
53′ Adeleke / 67′ Marku

Partizani u ndal në një barazim pa gola përballë Kastriotit, në një sfidë ku krijoi pak raste për të shënuar dhe në mundësinë më të mirë që iu shfaq, goditi shtyllën.

Të kuqtë krijuan më shumë lojë ndaj Kastriotit që u mbrojt me shumë rregull e kundërsulmoi rrezikshëm. Por asnjëra nga dy skuadrat nuk ia doli që të gjente rrjetën e kështu, ndeshja u mbyll në një barazim pa gola që ndihmon më shumë krutanët të cilët morën pikë përballë kryesuesve të kampionatit.

PARTIZANI – KASTRIOTI 0-0