Egnatia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në luftën për një vend në Europë teksa ka mundur me shifrat 1-0 Vllazninë në Shkodër.

Sfida ka qenë e hapur në pjesën e parë me raste për të dy skuadrat, por me rrogozhinasit që përfituar nga një përgjumje e prapavijës shkodrane pas topit të humbur nga Boshnjaku para zonës për të shënuar me Fernandon.

Në pjesën e dytë, në fushë për vendasit hyri Latifi i cili krijoi rrezikshmëri dhe fitoi një penallti. Por ai “kopjoi” goditjen e Herri Kejn duke fluturuar topin mbi traversë nga pika e bardhë, duke shpërdoruar një mundësi të artë, teksa u largua i dëmtuar pak minuta më vonë.

Egnatia shënoi edhe golin e dytë por pa t’i anulohej me VAR pas rishikimit të fillimit të aksionit të nisur me faull. Megjithatë, skuadra e Duros ia doli t’i rezistonte sulmeve të shkodranëve në fund të sfidës dhe të mbyllte ndeshjen me një fitore minimale që e bashkon me skuadrat që luftojnë për zonën e Europës teksa lë pas pikërisht Vllazninë.

VLLAZNIA-EGNATIA 0-1
44′ Fernando

Tirana ka mbyllur ndeshjet e javës së 13 të Kategorisë Superiore duke fituar shumë lehtë përballë Kastriotit me shifrat 4-0 për të rimarrë kreun e renditjes.

Pritej një duel i ndezur dhe i luftuar, pasi përballë ishte sulmi më i fortë i Superiores me mbrojtjen më të fortë të kampionatit. Por duket se krutanët kishin harruar gjatë pushimit të  kampionatit si mbrohej në këtë sfidë dhe për Tiranën ishte shumë e thjeshtë të shfaqej në një mori rastesh përballë Salit.

TIRANA – KASTRIOTI 4-0:
14′ Xhixha, 36′ Kallaku, 45′ Patrik, 83′ Nikqi