Vllaznia ka siguruar tre pikë shumë të rëndësishme sot përballë Dinamos, duke fituar me një përmbysje 3-1 që e largon nga zona e rrezikshme e klasifikimit klubin shkodran.

Miqtë goditën që në minuat e parë të sfidës me Denison, por ekipi vendas ktheu gjithçka në pjesën e parë falë golave të Çobës dhe Grudës. Goli i Balajt në fraksionin e dytë të lojës vulosi edhe rezultatin përfundimtar që pa Vllazninë të kalojë blutë në renditje për të marrë përkohësisht vendin e pestë.

VLLAZNIA-DINAMO 3-1
11′ Çoba, 31′ Gruda, 54′ Balaj / 4′ Denison

Takimi i javës së 16-të në Kategorinë Superiore mes Erzenit dhe Kukësit u zhvillua në stadiumin e Rrogozhinë dhe në fund u mbyll në shifrat 0-0. Pjesa e parë ishte më e zbehtë, ndërsa e dyta i pati të gjitha me përjashtim të golit të regjistruar.

Penallti e dhënë për Kukësin, por e anuluar më pas nga VAR-i. Erzeni gjen golin pas këtij momenti, por edhe shijakasve u anulohet për pozicion jashtë loje. Erzeni pati disa pretendime për penallti të tjera, por gjyqtari nuk i mori në konsideratë dhe gjithçka u mbyll në barazim 0-0.

ERZENI – KUKËSI 0-0

Laçi i ka marrë një barazim të rëndësishëm Tiranës në frymën e fundit në shtëpi, në sfidën e vlefshme për javën e 16-të të Superiores me rezultatin 2-2.

Sfida nisi mjaft mirë për bardheblutë, të cilët në pjesën e parë gjetën dy herë rrjetën, njëherë me Hasanin në minutën 18’ dhe njëherë me Abzajn në kohën shtesë të pjesës së parë.

në pjesën e dytë, kurbinasit u zgjuan, të cilët shkurtuan diferencën falë një autogoli të Najdovskit, ndërsa ishte i sapofuturi Kordeiro, i cili vendosi baraspeshën në minutën e 92’ të sfidës.

Kështu Tirana vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë me 23 pikë, duke shkuar në tre ndeshje radhazi pa fitore, ndërsa Laçi ngjitet momentalisht në vendin e shtatë me 17 pikë.

LAÇI – TIRANA 2-2:
59′ Najdovski (AU), 90+2′ U. Kordeiro / 18′ Hasani, 45’+2′ Abazaj