Vllaznia ka marrë një fitore bindëse pasditen e sotme duke mposhtur 3-1 Kastriotin në “Loro Boriçi”.

Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga ana e shkodranëve që nuk e vunë në diskutim fitoren për asnjë moment. Kroati Aralica hapi siparin e golave pas 10 minutash lojë, ndërsa Ardit Hoxhaj dyfishoi vetëm 8 minuta më vonë.

Në të dytën, ishte sërish Hoxhaj që gjeti rrugën e golit duke ndëshkuar krutanët pas një aksioni model. Ajazi ngushtoi diferencat në minutën e 78-të, por vetëm kaq.

Vllaznia rikthehet me fitore në kampionat pas 3 javësh duke u dërguar një mesazh të fortë rivalëve, ndërsa Kastrioti vazhdon krizën duke mos ngritur kokë as këtë javë.

VLLAZNIA – KASTRIOTI 3-1:
Aralica 10′ , Hoxhaj 19′ , 56′ / Ajazi 76′

Partizani dhe Laçi kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 në sfidën e luajtur mbrëmjen e sotmë në “Air Albania”.

Ishte një sfidë e luajtur mes tensionit ku të dyja ekipet e kërkuan me ngulm fitore, për në fund morën nga një pikë. Ishin kurbinasit që kaluan të parët në avantazh me Shehun që u tregua i saktë nga pika e penalltisë.

Gjithsesi fundi i pjesës së parë ishte mjaft i tensionuar pasi të dyja skuadrat luftuan shumë në mesfushë. Me fillimin e pjesës së dytë, Daja hodhi në fushë Kaçen.

Hyrja e mesfushorit i dha fytyrë të re Partizanit që kërkoi me ngulm golin e barazimit, për ta gjetur atë në minutën e 79-të me Tedi Carën.

Por nuk kishte më kohë, Partizani nuk arrin të ruajë vazhdimësinë, ndërsa Laçi bën një paraqitje mjaft dinjitoze në këtë sfidë duke rrezikuar dhe ta fitojë ndeshjen.

PARTIZANI-LAÇI 1-1:
Tedi Cara 79’ / Shehu 34′