Vllaznia ka marrë sot një fitore të rëndësishme që kthen ekipin shkodran në shinat e duhura pas rezultateve të fundit që e kishin larguar disi nga pretendimet. Skuadra shkodrane ka fituar 2-0 ndaj Teutës, duke bërë hapa të rëndësishëm në renditje.

Ekipi shkodran e zgjidhi duelin që në pjesën e parë pasi shënoi dy herë me Balajn e më pas mendoi të administronte minutat për të siguruar tre pikët që e kthejnë mes 4 skuadrave të para në klasifikim. Detyrë që u bë pak më e vështirë për shkak të dëmtimeve të lojtarëve si Asani apo Qarri, por që në fund e mbylli me sukses.

Ndërsa Teuta dha shumë pak në reagimin e saj për të kërkuar pikë, teksa e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas kartoni të kuq të Demës në shtesën e sfidës.

VLLAZNIA-TEUTA 2-0
15′, 42′ (p) Balaj


Kukësi ka regjistruar sot fitoren e parë në këtë sezon në Superiore, teksa ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në transfertë përballë Skënderbeut.

Verilindorët ishin skuadra e vetme pa pikë në këtë edicion, por kanë treguar se mund të thonë edhe ata fjalën e tyre teksa u mbrojtën mirë përballë korçarëve dhe më pas thumbuan pikërisht në momentin më të mirë të vendasve.

Një supergol i Reçit me një gjuajtje nga distanca, vendosi fatin e kësaj sfide, pasi në vijimin e saj Kukësi u mbrojt i organizuar dhe ia doli të administronte mirë situatat. Kështu, mori fitoren e parë, duke kthyer me këmbë në tokë Skënderbeun i cili në javët e para të këtij edicioni e shihte veten edhe si kryesues.

SKËNDERBEU-KUKËSI 0-1
29′ Reçi

Egnatia ka arritur të fitojë ndaj Laçit në shtëpi me rezultatin 2-1, e vlefshme për javën e pestë të Superiores.

Egnatia ka arritur të fitojë ndaj Laçit në shtëpi me rezultatin 2-1, e vlefshme për javën e pestë të Superiores.

Rrogozhinasit e nisën mjaft mirë sfidën me një gol të RafaEL Duamenës në minutën e 10’ të takimit. Më pas arritën të dominonin pjesën tjetër të takimit.

Në pjesën e dytë ishin kurbinasit që kërkonin më shumë, por me anë të një kundërsulmi, Spahiu ndëshkoi ish-skuadrën e tij në minutën e 56’.

Skuadra e Bejzades rihapi sfidën në minutën e 84’ me një autogol të Malotës, por me rezultatin që nuk ndryshoi më deri në fund.

Kështu Egnatia ngjitet në vendin e parë të renditjes me 10 pikë, ndërsa Laçi qëndron në vendin e pestë me 7 pikë.

EGNATIA – LAÇI 2-1:
Duamena 10′, Spahiu 56′ / Malota (A.G) 84′