Pas thashethemeve të vazhdueshme për Interin dhe Juventusin, edhe telenovela e tregut e lidhur me Franck Kessié (1996) njeh fundin. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite.

Ish-futbollisti i Milanit ka pranuar ofertën e pasur të Al-Ahli, ose një kontratë trevjeçare me pagë rreth 20 milionë euro në sezon.

Lajmi është bërë i ditur nga SportMediaset:

Nga ana tjetër, një ofertë prej 15 milionë eurosh ka mbërritur në Barcelonë: katalanasit shpresojnë të mbledhin diçka më shumë, rreth 20 milionë euro, por rezultati pozitiv i negociatës në këtë pikë duket i qartë”, – shkruhet në faqen e transmetuesit.